Sezoni mund të mbyllet me tifozë? Kërkesë për finalen e kupës gjermane

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 14:04 | Futboll
Sezoni mund të mbyllet me tifozë? Kërkesë për finalen e

Bundesliga pritet të ulë siparin në fund të muajit qershor, por më 4 korrik, në finalen e Kupës së Gjermanisë mes Bayern dhe Bayer Leverkusen, stadiumi mikpritës “Olympiastadion” mund të hapë dyert për tifozët.

“Sinjali është dhënë nga presidenti i Federatës së Futbollit Fritz Keller. Ka një kërkesë të tillë, por do të jetë qeveria ajo që do të vendosë”, deklaroi numri një i futbollit gjerman.

“Në Berlin janë zhvilluar evente deri në 1 mijë persona. Nëse janë dakord mund të luajmë edhe në finalen e Kupës përpara një numri të tillë tifozësh”, shtoi ai.

Nëse pandemia e koronavirusit do të jetë nën kontroll, atëherë ky do të jetë sinjali i parë për kthimin e normalitetit. Një gjest simbolik me 1 mijë tifozë, duke parë që impianti i Berlinit ka një kapacitet prej 74 mijë vendesh.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos