Kupa e Italisë, finalja do të jetë një ceremoni vetëshërbimi

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 14:16 | Futboll
Kupa e Italisë, finalja do të jetë një ceremoni

Do të jetë një ceremoni vetëshërbimi në fund të ndeshjes finalja e vlefshme për Kupën e Italisë, Napoli- Juventus për trofeun e parë sezonal.

Mes rregullave antivirus që do të bezdisin këdo, në ceremoninë e ndarjes së medaljeve, së bashku me trofeun, ato do të lihen në një tryezë dhe lojtarët do t’i marrin vetë, sigurisht duke mbajtur distancën me njëri-tjetrin.

Edhe pse do të jenë të pranishëm presidenti i Federatës, ai i Ligës së Futbollit dhe Ministri i Sportit e Shëndetit, trofeu nuk do të kalojë nga duart e tyre drejt futbollistëve.

Momenti i vetëm që do të lejohet është ai kur kapiteni i ekipit do të ngrejë kupën dhe mund ta ndajë gëzimin me të gjithë shokët e skuadrës.

Për herë të parë një finale do të jetë pa tifozët e vërtetë të dy skuadrave, por do të ketë një audience virtuale dhe koreografi digjitale për shkak të koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos