Edmond Budina: Deshën t’i bënin varrin Teatrit, bënë varrin e tyre politik

Nga A2 CNN
18 Maj 2020, 19:06 | Aktualitet
Edmond Budina: Deshën t’i bënin varrin Teatrit, bënë

Regjisori Edmond Budina, në fjalën e tij gjatë protestës së sotme për Teatrin Kombëtar e cilësoi shembjen e tij si diçka të “tmerrshme”.

“Në 1945 u themelua Teatri Popullor dhe në 17 maj, mafia në bashkëpunim me pushtetin e shembën. E kuptoni se si veprojnë edhe me simbolikat, për të na ulur kokën, për të treguar se qytetaria ka vdekur. Ne kemi 2 vjet e 7 muaj këtu dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu për të mbrojtur pronën publike. Ata që deshën t’i bënin varrin Teatrit Kombëtar do të kenë në këtë teatër varrin e tyre politik”, tha Budina.

“Duhet kudo mosbindje civile, të gjithë bashkë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen me këto kauza njerëzore. Kërkojmë largimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë sepse krimi kundrejt kulturës është një nga krimet më të mëdha të njerëzimit. Ne do ta rindërtojmë Teatrin Kombëtar ashtu siç ishte, me ndihmën e Evropës dhe gjithë qytetarëve shqiptarë. Të mos i ndalim protestat”, shtoi Budina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos