Shembja e Teatrit, KE: Keqardhje që nuk u ndoq thirrja për dialog

Nga A2 CNN
18 Maj 2020, 14:50 | Aktualitet
Shembja e Teatrit, KE: Keqardhje që nuk u ndoq thirrja për dialog

Komisioni Evropian shpreh keqardhjen që autoritetet shqiptare nuk ndoqën rekomandimin për dialog, duke vijuar me planet e shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Teatri u shemb në kohën kur ne kishim kërkuar dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile, para se të ndërmerrej një vendim i pakthyeshëm. Shprehim keqardhje që rekomandimi ynë nuk u ndoq”, tha zëdhënësja Ana Pisonero Hernandez në një deklaratë, ditën e hënë.

Ajo shtoi më tej, se Komisioni Evropian ndoqi me shqetësim të thellë zhvillimet në terren, veçanërisht  pasi konstatoi përdorimin e forcës.

“Vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje”, përfundon deklaratën, zëdhënësja e KE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos