Ekipi i parë anglez që bie zyrtarisht nga Premier Liga pas 11 vitesh

Nga A2 CNN
13 Maj 2023, 21:24 | Futboll
Ekipi i parë anglez që bie zyrtarisht nga Premier Liga pas 11 vitesh

Pas 11 vitesh pjesëmarrje në elitën e futbollit anglez, Southamptoni edhe zyrtarisht ka rënë nga Premier Liga. Humbja e sotme 2:0 nga Fulhami edhe zyrtarisht e konfirmoi se Southamptoni është skuadra e parë e këtij sezoni që siguron rënien nga liga.

Ndërkaq, golat e fitores për Fulhamin i shënuan Carlos Vinicius (minuta e 48’) dhe Aleksandar Mitrovic (minuta e 72’). Pas kësaj fitoreje, Fulhami ngjitet në pozitën e nëntë në tabelë në kuotën e 51 pikëve.

Në anën tjetër, Southamptoni siguron rënien nga liga ku pozicionohet në vendin e 20 në tabelë në kuotën e 24 pikëve. Rezultati final i ndeshjes 2:0 në favor të Fulhamit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos