Ekonomia e Eurozonës, BQE duhet të rishikojë politikat

Nga A2 CNN
5 Korrik 2019, 11:46 | Ekonomi
Ekonomia e Eurozonës, BQE duhet të rishikojë politikat

Ngadalësimi i ekonomisë së eurozonës nuk duhet të konsiderohet i përkohshëm dhe Banka Qendrore Evropiane duhet të përgatitet në rast se situata përkeqësohet më tej.

Paralajmërimi ka ardhur nga shefi i Bankës Qendrore finlandeze, Olli Rehn, i cili ka deklaruar se Eurozona ka nevojë për politika më të mira fiskale dhe monetare për t’iu përgjigjur ngadalësimit ose një recesioni të mundshëm.

Ngadalësimi i ekonomisë së rajonit ka zgjatur më shumë se një vit dhe është përkeqësuar nga tensionet e tregtisë globale dhe pasiguritë politike që kanë prekur veçanërisht prodhuesit.

Në qershor, zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane u treguan të gatshëm të ulin më tej normat e interesit. Ndërsa perspektiva e lehtësimit të mëtejshëm monetar u mirëprit nga tregjet, disa analistë vënë në pikëpyetje realizimin e iniciativave të tilla.

Ngadalësimi i ekonomisë së Eurozonës është edhe një nga rreziqet më të mëdha edhe për vendin tonë, për shkak edhe të lidhjeve tregtare kryesisht me Greqinë dhe Italinë, ku jetojnë e punojnë një numër i lartë i qytetarëve shqiptarë.

Po ashtu, kjo do të përkthehet në më pak vende pune dhe rrjedhimisht në një ulje të nivelit të remitancave për familjarët e emigrantëve në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos