Prodhimi i energjisë, Sejko: Ngadalësim i ekonomisë gjatë gjithë 2019-ës

Nga A2 CNN
3 Korrik 2019, 20:41 | Ekonomi
Prodhimi i energjisë, Sejko: Ngadalësim i ekonomisë gjatë

Ngadalësimi i ekonomisë do të vijojë përgjatë gjithë vitit 2019. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, goditja që vendi ka marrë për shkak të prodhimit të ulët të energjisë elektrike, do të reflektohet edhe në vijim.

“Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet gjatë 2 tremujorëve të parë, por me ritme më të ngadalta, krahasuar me vitin e kaluar. Në tërësi rritja ekonomike e vitit 2019 pritet të jetë më e ngadaltë se ajo e një viti më parë duke pasqyruar goditjen e ofertës që vjen nga rënia e prodhimit të energjisë elektrike”, deklaroi Gent Sejko.

Sipas guvernatorit, inflacioni ka ndjekur një trajektore rritëse gjatë muajit prill dhe maj, edhe pse në gjysmën e objektivit të vendosur nga Banka e Shqipërisë. Sejko deklaron se efekti frenues i kursit të këmbimit do të vijë drejt reduktimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos