Socialistët kanë fituar një mandat të tretë në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë fushatës elektorale u zbuluan disa nga ndërhyrjet që kryeministri Edi Rama premtoi se do të ndërmerrte për të zhvilluar ekonominë. Një ndër premtimet e kryeministrit gjatë fushatës ishte ndërhyrja në taksën progresive. E thënë ndryshe, në taksimin e pagave. Taksa progresive që është sot në fuqi parashikon 0 taksim për pagat deri në 30 000 lekë; 13% taksë për pagat nga 30 000 në 150 000 lekë dhe 23% taksë për pagat mbi 150 000 lekë. Ajo që premtohet nga socialistët është që 0% taksë të ketë për pagat deri në 40 000 lekë, për pagat nga 40 000 deri në 250 000 taksa të bëhet 13% dhe për pagat mbi 250 000 lekë të aplikohet taksimi 23%. (A2 Televizion)
Ekonomia e mandatit të tretë
