Ekonomia e shqiptarëve në një vit

Nga A2 CNN
2 Janar 2022, 09:53 | Aktualitet

2021 u konsiderua viti i rimëkëmbjes ekonomike, pas recesionit të shkaktuar nga pandemia e COVID 19. Rritja pritet në masën 7.8%, e ndikuar kryesisht nga forcimi i ekonomisë globale, por edhe faktorë të brendshëm, si gjallërimi i konsumit dhe investimeve private. Por pavarësisht rritjes me ritme të shpejta, ekonomia reale po shfaq probleme. Shtrenjtimi i çmimeve ka goditur buxhetet familjare dhe pritet të frenojë konsumin, një ndër elementët kryesorë të rritjes ekonomike në vend. Qeveria parashikon që 2022-i të jetë viti i konsolidimit ekonomik. Rritja parashikohet në nivelet e 4% dhe pritet të qëndrojnë në këto norma për një periudhë afatmesme. Por borxhi i lartë dhe pasiguritë e shtuara janë risqet në realizimin e këtyre objektivave, që padyshim do të trazojnë ekonomitë familjare dhe do ta bëjnë të paqartë të ardhmen e ekonomisë sonë të përbashkët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos