Eksodi i shqiptarëve të Kosovës, Kukësi e përkujton 20-vjetorin me aktivitete

Nga A2 CNN
16 Prill 2019, 16:56 | Aktualitet
Eksodi i shqiptarëve të Kosovës, Kukësi e përkujton

Në pikën kufitare të Morinit në Kukës është përkujtuar 20-vjetori i eksodit të kosovarëve drejt Shqipërisë, për shkak të gjenocidit dhe spastrimit etnik serb.

Në pritjen simbolike pranë kufirit, përveç drejtuesve lokalë të bashkisë së Kukësit ishte edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili në kohën kur nisi eksodi në viti 1999 ka qenë Kryeministër i vendit.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Kukësit u shpreh se ditë të tilla duhet të shërbejnë për një bashkim të mëtejshëm, ndërsa deklaroi se Kukësi ndodhet sërish i nderura për pritjen që u bëri vëllezërve kosovarë.

Ndërkohë, bashkia e Kukësit, në bashkëpunim me komuna dhe shkolla të Kosovës organizuan një sërë aktivitetesh dhe panaire librash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos