Ekspertët e FDA miratojnë në unanimitet vaksinën e Moderna

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 07:48 | Bota
Ekspertët e FDA miratojnë në unanimitet vaksinën e Moderna

Agjencia Amerikane e Barnave dhe Ushqimeve miratuan vaksinën e kompanisë Moderna kundër koronavirusit, pasi mbrëmë një grup këshillimor ekspertësh, i kësaj agjencie miratoi me 20 vota pro dhe asnjë kundër efektin pozitiv që sjell ajo te mbrojtja e personave mbi 18 vjeç.

Vaksina e Moderna-s do të fillojë të shpërndahet sapo të marrë dritën jeshile nga FDA. Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar tha për mediat se 5.9 milionë doza janë dhënë për guvernatorët e shteteve dhe ishin të gatshme për t’u dërguar në të gjithë vendin.

Ndryshe nga vaksina e Pfizer, kjo e fundit ruhet në temperatura më normale çka përkthehet në një lehtësi transportuese drejt zonave të thella. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos