
Polonia do të hyjë në një bllokim kombëtar nga 28 dhjetori deri më 17 janar për të ndaluar epideminë e Covid-19. Kjo u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski. Gjatë këtyre tri javëve, hotelet, pistat e skive dhe qendrat tregtare do të mbyllen.
Ndërkohë, 38 milionë britanikë po përgatiten për një regjim gjysmë bllokimi me bare dhe restorante të mbyllura dhe kontakte të kufizuara shoqërore për të frenuar pandeminë.
Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, njoftoi sot në Parlament zgjerimin e zonave të kuqe, nga e shtuna, në sistemin britanik të njohur si 'Tier 3'', në qarqet e Anglisë Lindore dhe Jugore.
"Kemi arritur deri këtu dhe nuk mund të dështojmë tani", tha ministri.
Pothuajse të gjitha zonat e "Nivelit 3" do të qëndrojnë në nivelin e tyre aktual të kufizimeve, por një zonë më e gjerë e Anglisë Lindore dhe Juglindore do të shkojë drejt masave më të ashpra, ka deklaruar sekretari i Shëndetësisë. (A2 Televizion)