
Ekspertët kanë paralajmëruar së fundmi pronarët e qenve që të gjejnë alternativa të tjera për t’u treguar dashurinë dhe jo t’i përqafojnë.
Sipas tyre, në vend që t’i qetësojnë, përqafimet dhe përkedheljet mund të kenë efektin e kundërt dhe t’i bëjnë kafshët që të stresohen apo të bëhen agresive.
Ekspertët thonë se qentë mund të ndihen në siklet dhe në ankth për shkak të përqafimeve. Dhe, teksa niveli i stresit vijon të rritet, kjo mund t’i bëjë që të nisin të lehin, të egërsohen dhe madje edhe të kafshojnë.
Mund të duket sikur qentë i duan përqafimet por në fakt reagimi i tyre i parë që vjen instinktivisht është që të largohen.
Patricia McConnell, e cila është eksperte e certifikuar në sjelljet e kafshëve shprehet: “Po qeni juaj mund t’ju ulet në prehër, t’u lëpijë fytyrën apo t’u kërkojë që ta përkëdhelni në bark. Por, ky nuk është përqafim. Në eksperiencën time, shumë qen nuk duan që njerëzit t’i përqafojnë.”
Po ashtu, sipas saj, qentë që i duan përqafimet janë shumë të rrallë. (A2 Televizion)