
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në fshatin Gocaj të Lezhës. Eksplozivi është vendosur në derën e një dyqani në pronësi të Arben Malotajt.
Fatmirësisht nuk ka pasur viktima ose të plagosur, por vetëm dëme materiale. Familja e 49-vjeçarit pretendon se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk i di arsyet e vendosjes së lëndës plasëse në biznesin e tyre. E bija e Malotajt është këshilltare në këshillin bashkiak të Lezhës.
Në momentin e shpërthimit në dyqan, që ishte ngjitur me banesën, familja nuk ndodhej në shtëpi pasi ishin duke festuar ditëlindjen e kryefamiljarit në një restorant. (A2 Televizion)