Eksplozivi në makinën e ish-kandidatit për deputet Debreshi, arrestohet i vëllai

Nga A2 CNN
28 Gusht 2021, 10:12 | Kronikë
Eksplozivi në makinën e ish-kandidatit për deputet Debreshi,

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e së enjtes ku një sasi eksplozivi ka shpërthyer në mjetin në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, aktualisht Kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Sipas policisë autori është i vëllai i tij 29-vjeçar nga Bulqiza i cili ka vendosur lëndën plasëse në mjetin tip Mercedes Benz.

“Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mesanatën e datës 27.08.2021, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë nën drejtimin e Prokurorisë, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, dhe si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. D., 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip 'Mercedez Benz', në pronësi të vëllait të tij shtetasit E. D.”, njofton policia.

Uniformat blu vunë në pranga 29-vjeçarin i cili akuzohet për dy vepra penale, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos