Gjendet pas 4 ditësh i mbytur 23-vjeçari në Librazhd

Nga A2 CNN
27 Gusht 2021, 20:20 | Kronikë
Gjendet pas 4 ditësh i mbytur 23-vjeçari në Librazhd

Një 23 vjeçar i zhdukur prej 4 ditësh është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin në fshatin Hotolisht të Librazhdit. Sipas policisë, i riu nuk kishte shenja dhune, por nga deklarimet e familjarve dyshohet se vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Librazhd/ Informacion paraprak

Më datë 27.08.2021, rreth orës 19:00, në fshatin Hotolisht, Librazhd, në lumin Shkumbin është gjetur i mbytur pa shenja dhune shtetasi A.K.,  23 vjeç, banues në fshatin Spathar, Librazhd  i cili është larguar nga banesa më datë 23.08.2021.

 Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos