Eksportuesit dhe industria ushqimore i kanë dërguar disa letra zyrtarisht qeverisë shqiptare, në të cilat kundërshtojnë uljen në 6%të TVSH-së për inputet bujqësore, nismë që ministria e financave e ka përfshirë në paketën fiskale 2019. Kryetari i qendrës së eksporteve, Alban Zusi, ka deklaruar në A2 Business të Aurora Sulçes se një nismë e tillë do të nxisë evazionin, do të shtojë produktet e importit në treg dhe fut në kolaps sektorin. Duke analizuar ecurinë e eksporteve në bujqësi, të cilat vitet e fundit janë rritje, Zusi thotë se zbatimi i uljes së TVSH-së do të frenonte këtë trend dhe do të penalizonte prodhimin vendas bujqësor. (A2 Televizion)
Eksportuesit kundër qeverisë për TVSH-në e inputeve
