Ekspozohen për herë të parë në COD imazhet artistike të maestro Gjelosh Gjokajt

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 08:46 | Aktualitet

Prej fillimit të muajit prill e deri në fund të tij, në hapësirat e COD, për herë të parë ekspozohen imazhet artistike të Maestro Gjelosh Gjokaj. 73 vepra, pjesë e koleksionit më të madh të mjeshtrit të grafikës, të ekspozuara në retrospektive, duke nisur nga viti 1961 deri në 2013. Gjelosh Gjokaj cilësohet si “babai i artit grafik të Kosovës”, me veprat e tij që shkëlqejnë nëpër muzeume e galeritë artistike në mbarë botën. Detaje për ekspozitën dha në “Dita Jonë” Eridana Çano, drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos