Interpol Tirana ekstradoi në orët e fundit drejti Italisë 3 shtetas shqiptarë të kërkuar nga drejtësia në këtë vend për vepra të rënda penale.
Në një komunikatë për shtyp, Interpol Tirana njofton ekstradimit drejt Italisë të S. T., alias V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për vrasje me paramendim.
Gjithashtu u ekstradua në Itali, K. E., alias K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë, i dënuar me 6 vjet burg nga Gjykata e Milanos për vjedhje me armë.
Personi i fundit i ekstraduar drejt fqinjëve italianë është R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, i kërkuar nga gjykata e Brescias për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.” (A2 Televizion)