
Dy aksidente me pasojë vdekjen e dy personave kanë ndodhur në Elbasan dhe Kavajë pasditen e së hënës.
Në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, shtetasi L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", ka aksidentuar një këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
Ndërkohë, rreth orës 17:40, në rrugën dytësore të Malit të Robit, automjeti me drejtues shtetasin B. F ka përplasur çiklistin G. L., 52 vjeç. Si pasojë e përplasjes, çiklisti shtetasi G. L si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. (A2 Televizion)