
Një person ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi një atak kardiak ndërsa po lahej në det, raporton Policia.
85-vjeçari me inicialet E.L. banues në fshatin Borsh, ishte duke u larë kur pësoi infarktin. Edhe pse u nis për në spitalin e Sarandës, ai ndërroi jetë rrugës, thotë Policia. (A2 Televizion)