Ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit, Prokuroria e Lezhës merr ADN nga ish-efektivi i RENEA-s

Nga A2 CNN
1 Gusht 2022, 13:02 | Kronikë
Ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit, Prokuroria e Lezhës merr ADN

Prokuroria e Lezhës ka marrë kampione ADN-je nga ish-efektivi i RENEA, Remal Rada dhe Elton Hithi. Të dy u arrestuan nga operacioni "Double Strike" disa ditë më parë pasi iu gjet një snajper në makinë e më pas një arsenal armësh.

ADN-ja e tyre është marrë në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lezhës, për llogari të hetimit të ekzekutimit me snjaper të Kastriot Reçit, janarin e vitit 2020 në qendër të Rrëshenit.

https://a2news.com/video/u-arrestua-me-snajper-ne-makine-ish-efektivi-i-rena-s-refuzon-te-jape-mostren-e-adn-se/

Sipas burimeve, profili gjenetik i Radës e Hithit do të krahasohet me ADN të gjetur në snajperin dhe rroba të autorit të ngjarjes, ende i paidentifikuar.

Mostrat e ADN-së të Radës e Hithit iu janë marrë në ambientet e burgut 313 në Tiranë, ku ata po qëndrojnë në masën e sigurisë "arrest në burg". Pas arrestimit, Rada e Hithi, refuzuan të jepnin mostra ADN-je, ndërkohë që armët e gjetura në dy banesa të Radës, janë dërguar për ekspertim, për të verifikuar nëse rezultojnë të jenë përdorur në ngjarje kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos