Vrau me thikë gruan, arrestohet 37-vjeçari

Nga A2 CNN
31 Korrik 2022, 13:57 | Kronikë
Vrau me thikë gruan, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Elbasanit ka arrestuar një ditë pas ngjarjes, 37-vjeçarin i cili vrau me thikë gruan e tij.

Ramis Mici lëvizte i pashqetësuar pranë Urës së Zaranikës, në Elbasan, gjatë momentit të arrestimit.

37-vjeçari goditi me thikë bashkëshorten e tij, Jetlira Elezi, e cila për pasojë humbi jetën.

https://a2news.com/2022/07/30/detaje-nga-krimi-ne-familje-ne-elbasan-ngjarja-u-njoftua-nga-pronaret-e-baneses-autori-ishte-denoncuar-para-pak-ditesh-per-dhune/

4 ditë më parë, rreth orës 21:30, në Komisariatin e Policisë Elbasan ishte paraqitur Jetlira Elezi, e cila kishte deklaruar se ka konflikt për motive xhelozie me bashkëshortin e saj.

Mësohet se çifti i bashkëshortëve vinin të dy nga martesa të mëparshme të dështuara dhe sipas pronarit të banesës prej një muaji kishin marrë një ambient me qira. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos