
Barcelona fiton trofeun e parë të vitit dhe të parin për Xavin, teksa triumfoi 3-1 në “El Clasico” ndaj Realit të Madridit.
Në takimin e zhvilluar në Arabinë Saudite, Barcelona e meritoi fitoren duke treguar një lojë shumë më të mirë se Reali i Madridit.
Goli i parë i ndeshjes u realizua nga Gavi në minutën e 33-të, ndërsa në fundin e pjesës së parë, polaku Lewandowski shënoi edhe golin e dytë. Një tjetër talent, Pedri shënoi golin e tretë në minutën e 69-të, ndërsa Benzema realizoi në minutën e 93-të.
Edhe në kampionat, Barcelona duket në rrugën e duhur deri tani pasi udhëheq klasifikimin me 3 pikë më shumë se Reali i vendit të dytë. (A2 Televizion)