Real dhe Barcelona. Gjithmonë një duel që ka prodhuar spektakël, ka qenë përcaktues për titullin kampion por që këtë herë mbart me vete edhe presionin për humbjen e tij.
Në Madrid luhet sot në mbrëmje El Clasico i dytë i sezonit në La Liga, një prej sfidave me interesin më të madh në glob. E tillë është edhe dëshira e dy klubeve spanjolle për marrë pikët e plota nga kjo ndeshje, në të cilën barazimi nuk i shërben askujt veçse Atleticos së Madridit.
“Los Kolchoneros” janë ata që kryesojnë ende kampionatin me 66 pikë, një më shumë se Barca e vendit të dytë dhe 3 më shumëse Reali i vendit të tretë kur duhen edhe 9 javë nga fundi i tij. Përplasja e fundit e dy gjigantëve spanjollë i buzëqeshi galaktikëve që fituan 3 me 1 në Camp Nou.
El Clasico i futbollit spanjoll luhet sot prej orës 21 Barazimi nuk i shërben askujt veçse Atleticos së Madridit Gjithmonë një duel që ka prodhuar spektakël, ka qenë përcaktues për titullin kampion por që këtë herë mbart me vete edhe presionin për humbjen e tij Në vijim të fotogalerisë, disa nga përballjet më të ashpra dhe aksionet më interesante të dueleve Barca-Real ndër vite
Nga ajo përballje mungojnë protagonistët e golave, Ansu Fati për katalanasit dhe kapiteni Sergio Ramos për madrilenët i cili së bashku me Rafael Varane lënë një gropë të madhe qendër të mbrojtjes e cila duhet të mbushet nga Militao dhe Nacho ndërsa Zidane pritet të rreshtojë të njëjtën skuadër si në Champions përballë Liverpool.
Barça nuk është e sigurt nëse Pike do t’ia dalë ta nisë si titullar. Nëse kjo nuk ndodh atëherë prapavija e blaugranëve do të formohet nga Mingueza Arauho dhe Lengle. Kujdesi më i madh i kundërshtarëve do të jetë si gjithmonë nga këmbët e Leo Messit. El Clasico i futbollit nis prej orës 21. (A2 Televizion)