Elbasani në guidat turistike, destinacion për zgjatjen e pushimeve në Shqipëri

Nga A2 CNN
25 Prill 2022, 12:56 | Lifestyle

Me natyrën dhe klimën që ka, kulinarinë dhe zejtarinë, Elbasani shumë shpejt pritet të jetë në guidat turistike për të gjithë ata që duan të vizitojnë Shqipërinë, jo vetëm për bregdetin.

Shumë pranë brigjeve të Adriatikut, Elbasani shikohet si një destinacion për zgjatjen e pushimeve kryesisht të turistëve të huaj në vendin tonë. Por çfarë po bëhet konkretisht për këtë projekt dhe ku do orientohen turistët.

Elbasani është vetëm një orë nga Durrësi, dy orë nga Vlora. Dy potencialet kryesore janë ato malore, Gjinari dhe Funari. Në Funar po ngremë kapacitetet për pistën e hedhjes me parashutë, po fillojmë infopointin e parë në atë zonë, si dhe hapjen e shtigjeve”, thotë për A2 CNN Gledian Llatja, kryebashkiaku i Elbasanit.  

Gledian Llatja, kryetar i Bashkisë Elbasan

Zejtaria me punimet artizanale shikohet si një tjetër mundësi në projektin e Elbasanit turistik. Për këtë qëllim, tashmë objektet e konfiskuara të botës së krimit, janë kthyer në dispozicion të zejtarëve të rinj e të vjetër që duan të mbajnë gjallë traditën dhe pse jo të zhvillojnë biznesin e tyre në këtë fushë.

Këto tema u trajtuan dhe u parashtruan edhe në një kongres me kryetarët e bashkive të rajonit në Poloni, ku një pjesë e konsiderueshme e pjesëmarrësve e shikojnë realisht Shqipërinë si një destinacion për sezonin veror të këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos