Elon Musk hyn në selinë e Twitter me një lavaman në dorë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 08:35 | Teknologji
Elon Musk hyn në selinë e Twitter me një lavaman në

Elon Musk ndryshon përshkrimin e profilit të tij në Twitter dhe e quan veten "Chief Twit". Një ndryshim që vjen me afrimin e afatit për mbylljen e marrëveshjes së blerjes së kompanisë.

Deri më 28 tetor, ai do të duhet të përfundojë marrëveshjen, në të kundërt, siç përcaktohet nga gjykata e Delaware, ai do të shkojë në gjyq.

https://twitter.com/elonmusk/status/1585341984679469056

Musk më pas postoi një video që tregonte atë duke hyrë në selinë e Twitter me një lavaman në dorë.

Sipas agjencisë Bloomberg, Musk do t'u drejtohet punonjësve të Twitter të premten, pikërisht ditën që pritet të mbyllet marrëveshja për blerjen e social nga pronari i Tesla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos