Elon Musk refuzon të bllokojë propagandën ruse

Nga A2 CNN
5 Mars 2022, 09:07 | Bota
Elon Musk refuzon të bllokojë propagandën ruse

Në një postim në Twitter, Elon Musk bëri me dije se zyrtarë të huaj i kishin kërkuar kompanisë së tij të internetit Starlink që të bllokonte burimet ruse të lajmeve pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

“Ne nuk do ta bëjmë këtë. Më vjen keq që jam mbështetës absolut i fjalës së lirë", shkruan Musk, pa treguar se qeveria e kujt vendi e bëri këtë kërkesë.

Burimet ruse të lajmeve, si RT, shërbejnë si megafon i presidentit rus Vladimir Putin për të mashtruar audiencën dhe duke u larguar nga çështjet në fjalë.

Të premten, Putin nënshkroi një ligj censurimi duke e bërë të pamundur për organizatat e lajmeve raportimin e saktë të lajmeve nga Rusia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos