Rusët i afrohen një tjetër centrali bërthamor në Ukrainë

Nga A2 CNN
5 Mars 2022, 07:49 | Bota
Rusët i afrohen një tjetër centrali bërthamor në

Pas kontrollit të centralit më të madh bërthamor të Zaporizhzhia, ku u shënua dhe një incident shumë i rrezikshëm gjatë shkëmbimit të zjarrit mes dy palëve, rusë po avancojnë drejt një tjetër strukture bërthamore në Ukrainë.

Lajmi u dha nga ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e cila konfirmoi se rusët tashmë po synojnë një tjetër central bërthamor, atë të  Yuzhoukrainsk.

Një ditë më parë, një incident i rrezikshëm u regjistrua në Zaporizhzhia, ku si pasojë e bombardimeve, mori flakë një godinë brenda centralit, por që fatmirësisht u vu shumë shpejt në kontroll pa cenuar materialin e rrezikshëm.

Sipas Zelensky, Europa me fat shpëtoi nga një katastrofë që do të ishte disa herë më e madhe se ajo e Çernobilit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos