Elon Musk ‘sjell në jetë’ robotin humanoid

Nga A2 CNN
1 Tetor 2022, 20:23 | Teknologji

Miliarderi Elon Musk prezantoi në shfaqjen më të fundit teknologjike prototipin më të fundit të robotit humanoid, i krijuar nga kompania e tij e makinave elektrike Tesla.

I quajtur Optimus, roboti u shfaq në skenë në Silicon Valley duke ngritur në këmbë audiencën që ishte e pranishme.

Shefi i Teslës deklaroi se roboti është ende duke u përmirësuar dhe se shumë shpejt do të jetë në shitje për publikun e gjerë.

Sipas inxhinerëve, ky robot do të testohet për të punuar në fabrikat e makinave përpara se të dalë në shitje. (A2 Televizion)

https://twitter.com/Tesla/status/1576045399697084416

A2 CNN Livestream

Latest Videos