Elton John ndalon koncertin: Më vjen keq, nuk mund të këndoj

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2020, 21:54 | Showbiz

Me mijëra njerëz e kishin pritur atë me padurim, por koncerti i fundit i Elton John nuk shkoi si duhet, madje u mbyll para kohe.

Këngëtari 72-vjeçari pati probleme shëndetësore dhe humbi zërin, duke u detyruar të ndërpriste koncertin për shkak të ftohjes.

“Më vjen keq. Kam humbur zërin. Nuk mund të këndoj më”, ka thënë këngëtari, duke u mbështetur më pas mbi piano. Disa ndihmës të tij e shoqëruan atë të largohej nga skena nën duartrokitje e shumta të të pranishmëve.

“Këndova me zemër, derisa zëri im nuk mund të këndonte më. Jam i zhgënjyer, shumë i mërzitur, po kaq sa në faj. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme dhe gjithë dashurinë që më treguat. Përjetësisht mirënjohës”, shkroi më pas në rrjetet sociale këngëtari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos