
Edhe pse konsiderohet si një nga spektaklet më të bukura dhe më të ndjekura nga publiku amerikan, Academy Awards i këtij viti shënoi një rekord negativ për sa i përket shikueshmërisë.
Sipas rrjetit ABC, të paktën 23.6 milionë qëndruan të mbërthyer pas televizorit për të parë yjet e Hollywood-it të parakalonin në tapetin e kuq për ceremoninë më të rëndësishme të kinematografisë, rreth 6 milionë më pak se një vit më parë.
Organizatorët e justifikojnë këtë fakt dhe për arsyen se edhe këtë herë, ashtu si një vit më parë, ceremonia nuk kishte një prezantues kryesor, por pavarësisht shifrave në rënie, ceremoni e çmimeve Oscar mbetet shfaqja më e ndjekur në Amerikë.
Këtë herë ceremonia vuri dhe një tjetër rekord pasi statujën për filmin më të mirë, për herë të parë në 92 vjet e fitoi filmi koreanojugor “Parasite”, një produksion jo në gjuhën amerikane. (A2 Televizion)