All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

EMA miraton kurën që përdori ish-presidenti Trump për Covid-19

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 17:36 | Bota
EMA miraton kurën që përdori ish-presidenti Trump për
All - Paragraf - 1

Agjencia Evropiane e Barnave, EMA njoftoi sot se një kombinim i ilaçeve të antitrupave i zhvilluar nga “Regeneron Pharmaceuticals” mund të përdoret për të trajtuar pacientë me COVID-19, të cilët nuk kanë nevojë për oksigjen, por janë në rrezik për komplikacione të rënda të sëmundjes.

Ky rekomandim tani mund të përdoret si udhëzues individualisht në vendet evropiane mbi përdorimin e mundshëm të kombinimit të “casirivimab” dhe “imdevimab” para se të licencohet, tha EMA.

All - Paragraf - 3

Kokteji i antitrupave të Regeneron u autorizua për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara në nëntor dhe iu dha ish-presidentit të SHBA Donald Trump gjatë infeksionit të tij me COVID-19.

Trajtimi, i dhënë përmes pikave, është pjesë e një klase të barnave të njohura si antitrupa monoklonalë, të cilët prodhojnë kopje të antitrupave të krijuara nga trupi i njeriut për të luftuar infeksionet.

"Për sa i përket sigurisë, shumica e efekteve anësore të raportuara ishin të lehta ose të moderuara, megjithatë reagimet në lidhje me infuzionin (përfshirë reagimet alergjike) janë parë dhe duhen monitoruar," tha EMA.

All - Paragraf - 6

Regeneron tha të enjten një panel i pavarur zbuloi se trajtimi kishte "efikasitet të qartë klinik" në uljen e niveleve të shtrimit në spital dhe vdekjeve të pacientëve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos