Kanë kaluar mbi 48 orë nga vendimi unanim i liderëve të BE-së për të vendosur embargo të pjesshme ndaj naftës ruse, në një lëvizje që është komentuar si një nga sanksionet më të ashpra perëndimore ndaj Kremlinit. Por Moska zyrtare është vënë menjëherë në kërkim, në gjetje të tregjeve të reja, për produktin aq shumë të vlefshëm në këto momente. Por marrëveshja parashikon që BE të shkurtojë më shumë se 90% të importeve të naftës ruse deri në fund të këtij viti. Dhe reagimi në tregjet ndërkombëtare ka qenë i menjëhershëm: sot ka rënë me 3 dollarë për fuçi tregtimi i naftës bruto, por prej ditësh qëndron mbi nivelin 110$ për fuçi. Çfarë pasojash pritet të sjellë kjo lëvizje e Brukselit zyrtar, a mund të ketë mungesë të kësaj lënde në treg? Pas naftës, e ka radhën gazi? Ku do furnizohet Europa, po Rusia ku i ka hedhur sytë? Për të gjitha këto, por edhe për një lexim përtej naftës si lëndë, por për këtë vendim politik të Perëndimit, foli në Ditarin e mesditës në A2 CNN eksperti i tregut energjetik, Lorenc Gordani. (A2 Televizion)
Embargoja ndaj naftës ruse dhe pasojat që mund të sjellë lëvizja e Brukselit
