Udinese arriti një nga fitoret më të bujshme të këtij fillim sezoni në Seria A duke përmbysur Interin 2-1 në San Siro, në një ndeshje dramatike. Kjo ishte hera e parë që "Zebrat" shmangin humbjen ndaj Interit pas shtatë përballjesh radhazi, si dhe fitorja e parë në fushën e Zikaltërve që nga dhjetori i vitit 2017.
Interi e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në avantazh në minutën e 17-të me një aksion të rrjedhshëm që u finalizua nga Denzel Dumfries pas asistit të Marcus Thuram. Megjithatë, Udinese reagoi fuqishëm dhe barazoi në minutën e 31-të me një penallti të kthyer në gol nga Keinan Davis, pasi Dumfries preku topin me dorë në zonë.
Vetëm nëntë minuta më vonë, në minutën e 40-të, debutuesi Arthur Atta shënoi golin e fitores për Udinesen me një goditje të saktë nga distanca, duke e lënë pa reagim portierin Yann Sommer.
Interi tentoi të rikthehej në pjesën e dytë, por u përball me një mbrojtje të pathyeshme të udhëhequr nga Oumar Solet. Rastet ishin të shumta, por mungoi konkretizimi. (A2 Televizion)