“Qendra shqiptare për qeverisje të mire” publikoi 2 ditë më parë, të dhënat e një cikli sondazhesh, të kryera nga viti 2017 deri në 2021. Disa janë shqetësimet kryesore të evidentuara në barometrin Social -Politik i Shqipërisë 2021”, mes të cilave papunësia e rinisë, problemet e vështirësitë ekonomike, pensionet, minimumi jetik, emigracioni sa i takon aspekteve sociale, por padyshim edhe politika, vetting dhe korrupsioni. Detajet e këtij studimi 5-vjeçar, i ndan me ne sot në Ditar drejtuesi i qendrës shqiptare për qeverisje të mirë e njëkohësisht një nga autorët e studimit, Arben Çejku. (A2 Televizion)
Barometra social-politik, pak besim te reforma në drejtësi
