Sherr me thika në një lokal në Korçë, tre të plagosur në spital

Nga Artin Halili
31 Gusht 2025, 22:36 | Kronikë

Sherr me thika në një lokal në Korçë, tre të

Një konflikt i dhunshëm mes dy grupe personash ka përfunduar me plagosjen e tre prej tyre mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë parkut të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjes janë përdorur mjete të forta dhe thika, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona nga të dyja palët.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore, ndërsa një prej tyre raportohet se ka marrë plagë në pjesën e barkut.

Mësohet se konflikti ka nisur për motive banale dhe më pas ka degjeneruar në dhunë fizike.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të përfshirë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D.”, informon policia.

A2 CNN sakaq mëson se personat e dëmtuar që po marin mjekim në spital janë Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro.

Ndërkohë, personat e shoqëruar në komisariat si autorë të dyshuar të ngjarjes janë Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos