Emergjenca e Covid-19, ekspertët: Nevojiten më shumë fonde për shëndetësinë

Nga A2 CNN
7 Korrik 2020, 21:30 | Ekonomi
Emergjenca e Covid-19, ekspertët: Nevojiten më shumë fonde

Fondet buxhetore për sistemin shëndetësor në këtë periudhë emergjence duhet të rriten.

Ekspertët rekomandojnë se i njëjti prioritet duhet të tregohet edhe për mbështetjen e sektorëve të tjerë të prekur më shumë nga kriza e Covid-19 për të ringritur sa më shpejt ekonominë e goditur rëndë. 

Ekspertët janë skeptikë lidhur me ndërhyrjet e qeverisë në buxhetin e shtetit, pasi sipas tyre orientimi joeficient i fondeve drejt projekteve afatgjata nuk ndihmon në kapërcimin e krizës ekonomike. 

Përballë dy goditjeve që ka marrë ekonomia nga tërmeti dhe pandemia efektet e të cilës janë ende prezente, ekspertët propozojnë zbatimin e një strategjie afatgjatë duke përdorur të gjitha burimet e nevojshme për rimëkëmbjen.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos