Projektet e reja, ekspertët: Qeveria të orientohet drejt sektorit prodhues

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 19:18 | Ekonomi
Projektet e reja, ekspertët: Qeveria të orientohet drejt sektorit

Projektet e fundit të prezantuara nga qeveria në prag të zgjedhjeve parlamentare kanë një kosto të lartë për buxhetin e shtetit, ndërsa përfitimet prej tyre duan vite të materializohen në ekonomi. 

Sipas ekspertit Adrian Civici, investimet publike nuk janë mjeti më efikas për të përballuar efektet e krizës së shkaktuar nga Covid-19. Ai deklaron se përpjekjet e qeverisë duhet të orientohen drejt sektorit prodhues, që rrit punësimin afatgjatë dhe jep një produkt të shtuar në ekonomi.

Civici bën një apel për kujdes nga qeveria edhe për kontratat koncesionare, si ajo që është shpallur për projektin e rrugës Milot-Fier.

Eksperti vlerëson se për shkak të kostove të larta të projekteve në infrastrukturë, qeveria do të detyrohet të dalë sërish shumë shpejt në tregje për të marrë një borxh të ri.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos