Goditja nga Covid-19, Sejko: Do të ketë rritje të kredive të këqija

Nga A2 CNN
2 Korrik 2020, 12:24 | Ekonomi
Goditja nga Covid-19, Sejko: Do të ketë rritje të kredive të

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, raportoi në Kuvend se kriza e Covid-19 pritet të rrisë nivelin e kredive me probleme, që aktualisht është 8,1% e totalit të huasë.

Sipas Sejkos, pavarësisht marrëveshjeve që do të bëjnë bankat me klientët, do të ketë biznese që do të falimentojnë duke mos paguar dot detyrimet e tyre, por ai deklaroi se sistemi bankar është në gjendje të përballojë një goditje të tillë.

“Sistemi bankar rrezikon një rritje të kredive me probleme nisur nga situata e pandemisë. Për momentin, kreditë me probleme janë ulur, por pasi moratoriumi për shtyrjen e kredive të përfundojë, pavarësisht nga ristrukturimet që bankat do të bëjnë me bizneset, ne do të kemi disa biznese që do të hapin dhe po hasin vështirësi. Jo të gjitha bizneset do të jenë në gjendje të performojnë sipas parashikimeve të tyre”, u shpreh Sejko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos