
Ndërkohë që një pjesë e mirë e vendit pritet që të përfshihet nga reshjet e dendura të shiut, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen vigjilentë.
Në një deklaratë për mediat, Peleshi tha se rreziqet nuk janë të mëdha, e megjithatë, qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm.
Mund të ketë ndonjë dalje nga shtrati i ndonjë përroi, përmbytje lokale. Por këto janë rreziqe deri në humbje të jetëve të njerëzve nëse nuk tregohemi të ndërgjegjshëm”, theksoi ai.
Po ashtu, sa i përket zjarreve, ministri tha se janë shmangur zjarret në pemëtari, ndërsa shtoi se në 24 orët e fundit ka pasur disa vatra aktive, por jo kritike. (A2 Televizion)