
Mançester Junajtid konfirmoi Ole Gunar Solskjaer në krye të stolit të ekipit.
Trajneri i emëruar përkohësisht në vend të Zhoze Murinjos firmosi kontratën për tre vitet në vazhdim. Sipas marrëveshjes së re, norvegjezi 46-vjeçar do të qëndrojë në 'Old Trafford' deri në vitin 2022.
Vendimi i klubit erdhi pas ecurisë së shkëlqyer të skuadrës. Prej emërimit gjatë dhjetorit të kaluar, Solskjaer e ka drejtuar Junajtid drejt 10 fitoreve në 13 ndeshje të kampionatit, ndërsa realizoi mrekullinë duke i kualifikuar në çerekfinalet e Champions League përballë favoritëve të Paris Saint Germain. (A2 Televizion)