Tottenham kërkon Strakoshën, do të ishte blerja e dytë më e shtrenjtë e klubit

Nga A2 CNN
28 Mars 2019, 11:38 | Futboll
Tottenham kërkon Strakoshën, do të ishte blerja e dytë

Tottenham vazhdon të këmbëngulë për shërbimet e Tomas Strakoshës. Portieri shqiptar është kthyer në një prej objektivave të merkatos së klubit anglez.

24-vjeçari cilësohet si pasardhësi denjë i kampionit të botës me Francën, Hugo Lloris, por Lazio nuk ka ndërmend të bëjë ulje në çmim. Një vit më parë, klubi i Seria A refuzoi afro 30 milionë euro nga Liverpool.

Për t’u ulur në negociata, oferta duhet të jetë të paktën 40 milionë euro. Nëse Totenham do ta paguante këtë shifër, Strakosha do të bëhej blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e klubit, pas mbrojtësit kolumbian, Davinson Sanchez Mina i paguar 49 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos