Emërohet drejtuesi i ri i SHÇBA-së

Nga A2 CNN
21 Janar 2019, 12:07 | Kronikë
Emërohet drejtuesi i ri i SHÇBA-së

Muhamet Rrumbullaku është emëruar ditën e sotme në krye të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme.

Urdhri është dhënë nga ministri Lleshaj ndërsa është bërë i ditur nga zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Muhamet Rrumbullaku do të zëvendësojë në këtë detyrë Anita Trimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos