
Një argjendari ra pre e vjedhjes orët e para të mëngjesit në qendër të Lushnjës. Vjedhja dyshohet se u be nga 4 persona që kanë qenë të maskuar.
Vlera e bizhuterive kap shifrën e 1 milionë lekëve ndërsa policia e cila mbërriti në vendngjarje tha se për identifikimin e autorëve janë sekuestruar kamerat e sigurisë të të gjitha argjendarive përreth zonës, pasi vetëm në krah të këtij biznesi ndodhen edhe 6 argjendari të tjera.
Kjo është argjendaria e tretë e cila vidhet në harkun kohor të një muaji kjo pasi në dhjetor të një viti më parë u godit një argjendari në rrugën e Durrësit dhe më pas një tjetër në një qendër tregtare në autostradën Durrës-Tiranë. (A2 Televizion)