Emocione dhe “stuhi” golash në Premier, 9 i bën vetëm Liverpool, Haaland përmbysje me tripletë

Nga A2 CNN
27 Gusht 2022, 18:44 | Futboll

Ekipet e mëdha të Premier League i janë rikthyer fitoreve gjatë kësaj jave. Pas tri pikëve të Manchester United në transfertën e Southampton, ishte radha e Chelsea të fitonte me rezultatin 2-1 në Stamford Bridge, në një ndeshje e vështirë për djemtë e Tuchel, që kanë luajtur me 10 lojtarë nga pjesa e parë për kartonin e kuq të Garragher.

Chelsea i falet dygolëshit të Sterling në pjesën e dytë  (47, 63), i cili  goditi edhe një shtyllë, por Leicester në minutat e fundit ka gabuar raste të pastra për të barazuar pas golit të Barnes në të 66-ën. Armando Broja edhe një herë nuk pati hapësirë, ndërkohë që nuk shuhen zërat për një transferim te mundshëm.

Ndërkohë, në Manchester, një tjeter ekip londinez si Crystal Palace po arrinte deri në pjesën e parë një nga rezultatet më të bujshme të viteve të fundit, duke fituar 0-2 në shtëpinë e CIty, falë një autogoli të Stones dhe realizimit të Andersen.

Haaland shënoi tripletë

Por pas golit të Bernardo Silva që ngushtoi rezultatin në  fillim të pjesës së dytë, mbi “pallatin e kristaltë” mbërriti stuhia nordike e Haaland, që realizoi një tripletë në minutat 62, 70 81, duke iu përgjigjur më së miri disa kritikave për ndeshjet e kaluara.

Nje tjetër stuhi golash erdhi nga Liverpuli, aty ku “ Reds” shënuan i plot 9 herë një ekipi si Bournemouth në një ndeshje pa asnjë rivalitet të mundshëm, ku ndër protagonistët e shumtë spikatën Luis Diaz dhe Firmino, me dygolësha, dhe ku Salah nuk realizoi asnjë nga 9 golat e fitores më të thellë të historisë së klubit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos