Ndeshjet e pasdites së sotme patën si pjesë të përbashkët fundin plot emocione që i shoqëroi.
Në Vlorë, Flamurtari arriti një fitore të madhe ndaj Skënderbeut, duke iu bashkuar korçarëve gjithmonë e më shumë në krizë në kuotën e 33 pikëve. Golat erdhën në minutën e ’64 nga Andi Ribaj, falë një asist të Torrasa, dhe në sekondat e fundit të ndeshjes me Emiliano Mustën.
Por vlen të theksohet që Skënderbeu kishte gjetur golin e barazimit me Krasniqin në minutën e ’83, por në mënyrë të pabesueshme sulmuesi Oto Xhon, duke qenë në pozicion jashtë loje, prek topin që i drejtohej rrjetës, për dëshpërimin e shokëve.

Në ndeshjen tjetër, “Selman Stermasi” u gëzua pa masë për golin vërtet të bukur në kohën shtesë i shënuar nga mesfushori Kobinah për Tiranën në barazimin 1-1 me Luftëtarin.
Gjirokastritët kishin kaluar në avantazh falë një goli të zgjuar të Aleksit në minutën 21’, por bardheblutë arritën barazimin me gjuajtjen e fuqishme të lojtarit ganez.
Me këtë fitore, Tirana arrin një pozicion më të qetë në klasifikim me 25 pikë, duke larguar pikërisht gjirokastritët. (A2 Televizion)