
Laçi bërë surprizën në këtë javë të Superiores, duke mposhtur skuadrën e Partizanit që është në krye të renditjes.
Vendimtar në këtë ndeshje ka qenë një 11-metërsh i kthyer në gol nga shkodrani Shtubina në fillimin e ndeshjes, ndërsa më pas, pavarësisht përpjekjeve të Partizanit për të gjetur golin e barazimit, rezultati i ndeshje mbeti i pandryshuar.
Bëri surprizën e madhe Kastrioti që me një gol në minutat shtesë të ishit të madh Ersil Ymeraj mposhti 1-0 Kamzën në shtëpinë e këtyre të fundit, duke lënë pikërisht në vendin e fundit të renditjes skuadrën e Gjokës dhe duke ringjallur më shumë se kurrë shpresat për mbijetesë.
Kjo ishte edhe një fitore e madhe për krutanët dhe një disfatë e rëndë për Kamzën, por edhe një hakmarrje e vogël e trajnerit të Kastriotit Bledar Devolli që e nisi sezonin te Kamza por u shkarkua pas vetëm 3 javësh. (A2 Televizion)