
Vetëm 5 ditë më parë, Kristal Abazaj u largua nga skuadra e Anderlecht në Belgjikë për të kaluar në Kroaci te Osijeku, ku menjëherë është bërë protagonist.
Lojtari shqiptar e nisi nga stoli ndeshjen e kësaj jave ndaj Istras. Por kur rezultati ishte i mbërthyer në shifrat 0-0 trajneri vendosi ta aktivizojë në minutën e 56 dhe Abazajt i mjaftuan vetëm 11 minuta lojë për të realizuar golin e parë me skuadrën e re.
Një nisje e shkëlqyer për ish-lojtarin e Luftëtarit në Kroaci, i cili në Belgjikë e pati të vështirë të gjente hapësira. (A2 Televizion)