Emrat e qeverisë së re, LDK mbledh kryesinë e partisë në pritje të Kushtetueses

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 15:45 | Kosova
Emrat e qeverisë së re, LDK mbledh kryesinë e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës mbledh kryesinë e saj, ku pritet të caktohen emrat e ministrave në qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Kjo forcë politike duket se ka arritur të finalizojë marrëveshjen për bashkëqeverisje me AAK, Nismën Socialdemokrate, AKR, Listën Serbe dhe komunitetet e tjera.

Seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re është caktuar të shtunën, por mbajtja e saj është ende e pasigurt.

https://a2news.com/2020/04/29/ldk-ja-nenshkruan-marreveshje-me-aak-ne-per-bashkeqeverisje/

Lëvizja Vetëvendosje dërgoi për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit Hashim Thaçi, me të cilin mandatonte Hotin si kryeministër për formimin e ekzekutivit të ri.

Ekspertët shprehen për mediat e Kosovës se Gjykata Kushtetuese mund të bllokojë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme deri në marrjen e një vendimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos